VIDEO/ A është ky fundi i Venecias? Anijet e mëdha po shkatërrojnë qetësinë e qytetit

VIDEO/ A është ky fundi i Venecias? Anijet e mëdha po shkatërrojnë qetësinë e qytetit

12:10, 20/06/2019
A+ Aa A-

Një anije gjigante është parë së fundmi në Venecia dhe është mjaft e dukshme nga vetë sheshi i Sn Markos. Duket se kjo gjë ka shqetësuar jo pak turistët dhe vetë vendasit.

Bëhet fjalë për, MSC Lirica e cila është një anije prej, 65,000 tonësh e cila po kthehej në portin e saj në shtëpi pas një jave në Adriatik.

Disa mund të kenë përjetuar pamje spektakolare dhe madje janë mahnitur nga madhësia e anijes e cila përshkonte Venecian në kanalet e saj por ama jo pak njerëz mbetën të alarmuar duke e parë atë dhe madje disa gondolierë filluan të alarmohen nga këto pamje madhështore.

Për fillim të këtij muaji, jo shumë larg nga vendi ku qëndronim, anija MSC, një anije lundrimi e përshkruar si 'binjake identike' e Liricës goditi një anije të vogël turistike, Konteshën e lumit, duke plagosur pesë pasagjerë, përpara se të mbërrinte në limanin e vet.

Me sa duket, ajo kishte pësuar dështime mekanike ndërsa po përpiqej të dilte.

Ekspertët detarë dhe zyrtarët thonë se ishte një 'mrekulli' që nuk kishte ndodhur në një zonë të mbushur me njerëz, përndryshe shumë njerëz mund të ishin 'masakruar' dhe ndërtesa shekullore dhe vetë monumentet e mrekullueshme mund të ishin shkatërruar.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco