Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO/ Një specie e re e ‘mace-dhelpër’ është gjetur në ishullin francez

FOTO/ Një specie e re e ‘mace-dhelpër’ është gjetur në ishullin francez

09:23, 20/06/2019
A+ Aa A-

Në ishullin e Korsikës është gjetur një specie e re maceje e cila është shumë e ngjashme me një dhelpër në karakteristika fizike të saj dhe madje ajo është edhe e shpejtë dhe e egër si një dhelpër.

Rangers Wildlife nga Zyra Kombëtare e Gjuetisë në Francë kanë gjetur 16 të tilla në zonat e largëta të ishullit francez.

Ato janë më të mëdha se një mace tipike shtëpie, dhe e kanë bishtin e madh, kanë edhe dhëmbë shumë të zhvilluara të qenit.

Për shkak të paraqitjes së tyre, ato njihen në vend edhe si macet-dhelpra.

Ato gjuajnë natën dhe shkencëtarët besojnë se macja është pjesë e një specieje të panjohur që mund të kishin origjinë nga Afrika ose Lindja e Mesme mijëra vjet më parë.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco