Re të rralla në formë valësh shfaqen në Virxhinia

Re të rralla në formë valësh shfaqen në Virxhinia

08:49, 20/06/2019
A+ Aa A-

Një formacion i rrallë i reve ka habitur shikuesit në Liqenin Malor Smith të Virxhinias, të martën.

Fotografia e shpërndarë në mediat sociale kapi retë që dukeshin si valët e oqeanit në qiell. Këto re rrallë formohen në ditë me erë dhe të paqëndrueshme, por kur kushtet janë të drejta, shfaqet fenomeni natyror, i njohur si Valët, Kelvin-Helmholtz.

Shërbimi Kombëtar i Motit i definon ato si "valë vertikale në ajër të shoqëruara me erë”.

"Ato mund të shfaqen si valë të thyera dhe si modele të endura në imazhet e radarëve dhe fotot e reve", thotë NS.

Me fjalë të tjera, shtresa të ndryshme të atmosferës kanë shpejtësi të ndryshme të erës, duke krijuar pamjen e dallgëve të valëve.

Nëse temperatura dhe lagështia janë të drejta, ato mund të prodhojnë këto re të habitshme.

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco