VIDEO/ Muzikantet Alpiniste, muzikë në natyrë

VIDEO/ Muzikantet Alpiniste, muzikë në natyrë

14:46, 19/06/2019
A+ Aa A-

Anastasia Allison dhe Rose Freeman u takuan dhe mbetën me njëra-tjetrën ‘përgjithmonë’ për dashurinë e tyre të përbashkët për malet e Uashingtonit në Uashington, SHBA.

Pas njohjes me njëra-tjetrën, ato kuptuan se përpos të tjerave ato të dyja ishin muzikante dhe ndanin mes tyre edhe një tjetër pasion atë të të bërit muzikë bashkë. Ideja e tyre ishte unike dhe gjeniale dhe bashkuan pasionin për malet dhe muzikën duke e bërë artin e tyre në male madje edhe vendosën të merrnin me vete veglat muzikore.

‘T’i sjellim muzikë botë’ kjo ishte ideja e tyre dhe më në fund e arritën dhe prej bashkimit të tyre lindën: "Muzikantet Alpiniste”.

Ato kanë në rutinën e tyre ngjitjen e maleve në çdo stinë të vitit duke mos u trembur aspak as nga e ftohta dhe as nga momentet kur malet mbulohen nga bora. Thjesht marrin në shpinë veglat e tyre muzikore dhe ngjiten në ta.

Fillojnë të luajnë muzikë në natyrë dhe videot e realizuara i publikojnë kudo në rrjet kryesisht në YouTube nga ku edhe marrin  një mori komentesh përkrahëse dhe njëkohësisht një mori pëlqimesh të muzikës së tyre. 

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco