Del në sipërfaqe anija e humbur për më shumë se 300 vjet

Del në sipërfaqe anija e humbur për më shumë se 300 vjet

14:07, 19/06/2019
A+ Aa A-

Në vitin 1628, në kulmin e zgjerimit ushtarak të Suedisë, Marina Suedeze ndërtoi një anije të re të cilën e quajti, Vasa. Në atë kohë ishte anija më e armatosur në botë e cila ishte e mbushur me armë dhe mjete të tjera luftarake.

Por 2 orë pasi filloi udhëtimin e saj të parë të bujshëm dhe mbushur me lajme e bujë, u mbyt në portin e Stokholmit. Vasa mbeti nën ujë, fiks atje ku u mbyt, për më shumë se treqind vjet, deri në zbulimin e saj në vitin 1961.

Një ish-oficer turk detar, Bertil Daggfeldt, kujton ditën kur anija e fuqishme u nxor nga uji pas qindra vitesh. Andre Franzen është personi i cili gjeti dhe nxori anijen e famshme nga nën uji pasi ai e dinte se kishte një mori anijesh të vjetra lufte të cilat ndodheshin prej kohësh nën ujë dhe që ishin fundosur gjatë luftës dhe një ndër to ishte edhe Vesa.

Këtë gjë ai e bëri më së miri duke përdorur një varkë me të cilën filloi të dilte çdo ditë në det dhe të kërkonte për anijen me famë. Pas një kohe të gjatë kërkimesh në verën e  vitit 1996 ai më në fund arriti të gjejë copëzën e parë të kësaj anijeje të mbytur dhe e nxori atë në sipërfaqe.

Për një anije historike si ajo e cila qëndroi e zhytur nën ujë për plot 300 vite, u deshën vetëm 2 orë punë intensive për ta nxjerrë më në fund në sipërfaqe dhe momenti është magjik, i mrekullueshëm duke parë sesa e pa cenuar ka qëndruar ajo gjatë gjithë kësaj kohe.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco