I vodhën kartën dhe fituan në lotari 5 milionë $, shfaqet pronari dhe kërkon paratë

I vodhën kartën dhe fituan në lotari 5 milionë $, shfaqet pronari dhe kërkon paratë

13:01, 19/06/2019
A+ Aa A-

Kompania e lotarive Camelot ka refuzuar të dorëzojë çmimin e parë prej 5 milionë $ për Mark Goodram dhe Jon-Ross Watson, për shkak të frikës se bileta fituese është blerë me një kartë të vjedhur.

Një burrë i tretë thuhet se ka hyrë përpara për të kërkuar një çmim e madh, duke argumentuar se ai e meriton atë pasi karta e tij ishte përdorur për të blerë biletën fituese.

Camelot, që drejton Lotarinë Kombëtare, ka refuzuar të japë çmimin tek 2 personat të cilët u paraqitën në zyrat e tyre me pretendimin se me shumë mundësi pronari i kartës nuk do të kishte qenë aspak dakord për blerjen e kësaj bilete apo edhe për çfarëdo lloj shpenzimi tjetër që mund të kenë bërë grabitësit e kartës.

Ndërkohë, Goodram dhe Watson dy fituesit legjitimë të çmimit por që e kanë bërë këtë gjë me një kartë të vjedhur po planifikojnë të padisin kompaninë për shkelje të kontratës, me avokatin e palëve duke thënë se klientët e tij kanë të drejtë për fitimet.

Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco