Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Peshkimi dhe banjat e baltës, vendasit ju tregojnë Tajlandën e vërtetë

Peshkimi dhe banjat e baltës, vendasit ju tregojnë Tajlandën e vërtetë

08:59, 19/06/2019
A+ Aa A-

Destinacioni i katërt më i përzgjedhur i pushimeve në botë, arriti një rekord turistësh në vitin 2018 me, 38.3 milionë dhe grumbulloi 62 miliardë $ në të ardhurat nga turizmi.

Shpirti i lagjeve të varfra tajlandeze:

Është një vend i cili ka vuajtur gjerësisht problemin e drogës por ndërsa qeveria ka filluar arrestimet masive të personave të inkriminuar dhe kryesisht të shitësave të drogës dhe shpërndarësve gjendja është përmirësuar dukshëm.

Shtëpitë e banorëve të hershëm në Tailandë kanë qenë prej druri por për arsye të ndryshme shpesh herë në to ka rënë zjarr dhe banorët janë detyruar t’i kthejnë ato në banesa prej guri.

Pavarësisht të gjithave ky shtet është shumë i sigurt për turistët kryesisht gjatë ditës nuk ka kurrëfarë rreziku për askënd.

Vendasit janë njerëz që përpiqen tej mase për vendin e tyre duke u impenjuar vullnetarisht në pastrimin e tij, dhe njëkohësisht tentojnë të luftojnë varfërinë duke dërguar fëmijët e tyre me studime në Universitet.

Ka disa zona në Bangok ku njerëzit nuk kanë asnjë mënyrë tjetër transporti veçse varkën sepse mungojnë rrugët.

Ujërat e lumenjve në Tajlandë kanë një lloj balte e cila është ideale për produktet e bukurisë dhe ata e kanë shfrytëzuar këtë gjë duke përfituar edhe ekonomikisht prej saj.

Një tjetër mënyrë për të jetuar në Tailandë është edhe peshkimi. Tajlandezët gjerësisht përpiqen të dalin nga gjendja e tyre e mjerë ekonomike duke shfrytëzuar thuajse gjithçka nga vendi.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco