Muri i Madh Kinez, si e mori rëndësinë që ka sot?

Muri i Madh Kinez, si e mori rëndësinë që ka sot?

08:25, 19/06/2019
A+ Aa A-

Në një mëngjes pranvere të ngrohtë në vitin 1984, Dong Yao-hui dhe dy miqtë e tij të rinj, Wu De-yu dhe Zhang Yuan-hua, veshën çizmet e tyre ushtarake dhe filluan ngjitjen përgjatë një rrugice të ngushtë në murin e madh kinez.

Ecja e tyre filloi në Laolongtou ose në kokën e Dragoit të Vjetër, në Shanhai Pass, ku ajo që dikur konsiderohej të ishte shtrirja lindore e Murit, arrin në Detin Bohai.

Prej aty ata vazhduan drejt perëndimit, drejt maleve të provincës Hebei dhe territorit të madh kinez që shtrihet përtej.

Nga perëndimi i Diellit natën e parë, ata arritën përparim të mirë dhe u strehuan në një fortifikatë të shkatërruar, që shekuj më parë kishte akomoduar burrat që dikur ruanin Murin e Madh, ndoshta duke shikuar për pushtuesit nga veriu.

Udhëtimi i tyre prej 8,850 kilometrash zgjati 17 muajsh të plotë dhe kjo i çoi ata në librin e rekordeve botërore si të parët që ngjithën dhe përshkruan plotësisht Murin e Madh Kinez.

Ishte një udhëtim që jo vetëm që do të ndryshonte jetën e tre miqve, por do të ndryshonte fatin e murit, duke e ndihmuar atë të merrte statusin e respektuar dhe rëndësinë që ka sot.

    ImageDong Yao-hui, sot

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco