Franco Zeffirelli ishte pasardhës i Leonardo da Vinçit: e zbuloi 3 vite më parë

Franco Zeffirelli ishte pasardhës i Leonardo da Vinçit: e zbuloi 3 vite më parë

13:28, 17/06/2019
A+ Aa A-

Zeffirelli u sigurua se ishte një pasardhës i Leonardo da Vinçit në vitin 2016, falë kërkimit të një historiani.

"Familja e Leonardo da Vinçit nuk ka vdekur. Ne gjetëm pasardhësit e tij të gjallë".

Njoftimi erdhi tre vjet më parë nga historiani i mirënjohur ndërkombëtar i artit dhe Leonardisti, Alessandro Vezzosi, autor i një studimi 43-vjeçar mbi paraardhësit e artistit-shkencëtarit të Rilindjes dhe pasardhësve të drejtpërdrejtë deri më sot.

Qëllimi i studimit ishte rindërtimi i gjenealogjisë së Leonardos dhe vendet e jetës dhe varrimi i paraardhësve të tij dhe pasardhësve të drejtpërdrejtë të babait të tij Ser Piero.

Objektivi është arritur, jo vetëm duke identifikuar vende të ndryshme të harruara të varreve të pasardhësve përgjatë shekujve, por edhe duke identifikuar pasardhësit që jetojnë sot, ose më saktë 35 veta në total.

Zeffirelli ka lindur nga një marrëdhënie jashtë martese nga Ottorino Corsi, një tregtar pëlhurash dhe rrobaqepësja fiorentine Alaide Garosi Cipriani.

Ottorino Corsi (ka lindur dhe ka jetuar në Vinçi dhe më pas u zhvendos në Firence) ishte nipi i Olinto Corsi, një nga personazhet më të famshme në Vinçi, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Sipas asaj që doli nga rindërtimi, familja Corsi ishte e lidhur me familjen Da Vinci në vitin 1794, falë martesës së Michelangelos, birit të Tommaso Corsit dhe Teresa Alessandra Giovanna, e bija e Ser Antonio Giuseppe Da Vinci, pasardhës i drejtpërdrejtë i Ser Piero, nga Leonardo.

Image

Marrë nga: meteoweb.eu-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco