Foshnja 1 muajsh rrezikoi jetën nga puthja e një të afërmi

Foshnja 1 muajsh rrezikoi jetën nga puthja e një të afërmi

13:07, 17/06/2019
A+ Aa A-

Noe u shpëtua nga një virus i cili i shkaktoi Herpes të rëndë në lëkurë vetëm pasi u operua dhe pasi u kurua sistematikisht për më shumë se dy muaj.

Noja i vogël tani është 9 muajsh dhe jashtë rrezikut për jetën. Por kur ai ishte vetëm katër javë rrezikoi të vdiste për një arsye pothuajse absurde: me rastin e pagëzimit të tij u puth nga një i afërm që kishte plagë të ftohtë në buzë.

Virusi në fjalë është përgjithësisht i padëmshëm për të rriturit, por është shumë i rrezikshëm për foshnjat dhe në raste të rralla mund të shkaktojë komplikacione serioze që mund të marrin edhe jetën e foshnjave.

Nëna e foshnjës, Ashleigh White nga Barnsley, në një qytet në jug të Yorkshire në Angli, dëshironte ta përhapë fjalën tani për t'i bërë të gjithë prindërit të vetëdijshëm për rrezikshmërinë potenciale të herpes simplex tipi 1, që është pikërisht virusi që goditi Noeun.

Ashleigh White ka publikuar historinë e saj në Facebook dhe e ka bërë këtë për të ndërgjegjësuar nënat e reja që të kenë kujdes maksimal me fëmijët edhe për një puthje apo përqafim dashurie nga një i afërm pasi fëmija është shumë delikat krahasuar me ne të rriturit ndaj edhe duhet të trajtohet ndryshe.

    Marrë nga: meteoweb.eu-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco