FOTO/ 24 vjeçarja alergjike ndaj takimeve romantike me të dashurin e saj

FOTO/ 24 vjeçarja alergjike ndaj takimeve romantike me të dashurin e saj

12:26, 17/06/2019
A+ Aa A-

Laura Weaver nga Hereford nuk është në gjendje të bëjë shumë gjëra romantike me të dashurin e saj James Hill si për shembull të hajë ushqim jashtë me të dhe ai nuk mund t’i blejë asaj lule apo parfum.

Një grua që vuan nga një gjendje e rrallë e lëkurës nuk është në gjendje të vazhdojë me dalje romantike me të dashurin e saj sepse menjëherë shfaqet alergjia e saj.

Laura Weaver është alergjike ndaj çdo gjëje nga pluhuri deri në pasta e rrojës dhe nuk mund të dalë në të nxehtë apo të ftohtë për më shumë se 10 minuta sepse në lëkurën e saj aktivizohet menjëherë kjo ekzemë e frikshme ku lëkura fillon të skuqet plotësisht dhe madje edhe të mbushet plot me puçrra të cilat duken të dhimbshme.

24-vjeçarja, nga Herefordi, vuan nga ekzema e rëndë atopike dhe do të thotë se ajo dhe i dashuri, James Hill, një punëtor fabrike, 35 vjeçar, nuk kanë qenë kurrë jashtë për një vakt romantik në një restorant apo një fundjavë larg së bashku, një pjesë të mirë të kohës e shpenzojnë në shtëpi përballë televizorit.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco