Vendos të mos e gatuajë dhe e mban në akuarium karavidhen e rrallë

Vendos të mos e gatuajë dhe e mban në akuarium karavidhen e rrallë

11:34, 16/06/2019
A+ Aa A-

Nathan Nickerson, thuajse nuk mund t'i besonte syve të tij kur pa një karavidhe në një ngjyrë të pazakontë në dërgesat me gjallesa të deti që mori këtë javë.

Ishte një nga shumë karavidhet të urdhëruara nga restoranti i tij, në Eastham, Massachusetts por e veçanta e saj ishte se kishte një ngjyrë blu.

"Thashë mendoj se ne kemi diçka të veçantë këtu. " Nuk mund ta besoja ngjyrën që ajo kishte”, tha Nickerson për CNN.

Rreth tij për të parë këtë krijesë deti shumë të veçantë u mblodhën edhe shumë persona të tjerë të cilët po ashtu mbetën shumë të mahnitur por njëkohësisht ky shef restoranti mendon të hapë edhe një akuarium ku ta mbajë vazhdimisht atë në mënyrë që vizitiorët të mrekullohen dhe njëkohësisht të vlerësojnë edhe më tepër jetën detare për të kuptuar sesa e rrallë është ajo.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco