VIDEO/ Makina me autopilot, ‘shoferi’ fle pa u shqetësuar

VIDEO/ Makina me autopilot, ‘shoferi’ fle pa u shqetësuar

11:03, 16/06/2019
A+ Aa A-

Drejtuesit e mjeteve në Kaliforni u tmerruan pasi panë se një shofer i cili kishte blerë një makinë me timon automatik flinte në mes të një trafiku super të rënduar të premten.

Videoja tregon automjetin që kalon nëpër autostradën pa pagesë në zonën e Gjirit të San Franciskos.

Automjeti është parë duke lëvizur me një shpejtësi në normë, ndërsa duket edhe ‘shoferi’ i cili nuk e prish aspak qetësinë e tij duke fjetur me fytyrën mbështetur në ndenjëse.

Kjo lloj makine është vërtetë e pajisur me një drejtim autopilot dhe madje shpejtësia përshtatet me normën e lejuar automatikisht sipas zonës ama është një domosdoshmëri që edhe shoferi vetë të jetë i vëmendshëm në rast të një mosfunksionimi të mundshëm. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco