FOTO/ Vietnami: vendi me 54 grupe etnike

FOTO/ Vietnami: vendi me 54 grupe etnike

12:02, 14/06/2019
A+ Aa A-

Për tetë vitet e fundit, fotografi i udhëtimeve Rehahn ka punuar në një projekt ambicioz gjatë të cilit ka fotografuar anëtarë nga 54 grupet etnike të njohura të Vietnamit.

"Fillova të mendoja më gjerësisht për fjalën ‘trashëgimi’ pasi u bëra baba vetë”, tha fotografi i udhëtimeve Rehahn. "Ashtu si të gjithë prindërit, e pyeta veten se çfarë do të mësonin fëmijët e mi, çfarë mund të kaloj unë tek ata".

Fillimisht nga Bayeux në Normandi, Francë, Rehahn sot jeton në qytetin vietnamez të Hoi An që prej vitit 2011. Për tetë vitet e fundit, ai është duke punuar në Trashëgiminë e çmuar, një projekt ambicioz për të fotografuar anëtarë nga 54 grupet etnike të njohura të Vietnamit.

Rehahn shpreson të takojë dhe të fotografojë anëtarët e grupit të fundit etnik, Chut, këtë verë. Por grupet etnike të Vietnamit shkojnë përtej 54 shteteve të regjistruara zyrtarisht nga qeveria. Në një ekspeditë të kohëve të fundit në provincën Tuyen Quang në Vietnamin e Veriut, Rehahn u takua me anëtarët e grupit Thuy, një grup i paregjistruar në Vietnam që akoma nuk do të njihet zyrtarisht.

"Projekti i Trashëgimisë së çmuar nuk do të mbarojë kurrë”, tha Réhahn. "Po, së shpejti do të përfundoj qëllimin tim fillestar për dokumentimin e 54 grupeve etnike të regjistruara, por ka shumë nëngrupe të tjera që nuk përfshihen në këtë listë.

Dhe gjatë udhëtimeve të mia, kam fituar miq të rinj dhe kam përshtatur edhe familjen time me ta dhe me vetë vendin. Do të vazhdoj të përditësoj portretet e tyre, të grumbulloj artefaktet, traditat e tyre dhe sjelljet dhe të mbaj marrëdhëniet dhe angazhimet e mia me njerëzit që kam pasur nderin të takoj gjatë tetë viteve të fundit”, ka thënë ai.

"Para se të vija në Vietnam, nuk mund të imagjinoja një vend ku fliten aq shumë gjuhë dhe ka kaq shumë tradita dhe identitete kulturore të ndara që ekzistojnë kaq krah për krah me njëra-tjetrën".

Cham

"Kur e takova për herë të parë Phuoc, ajo ishte vetëm shtatë vjeçe. Ishte një vajzë e vogël me sy blu intriguese dhe është bërë një nga fytyrat më të njohura në Vietnam gjatë viteve të fundit për shkak të fotografive të mia”.

Image

Xinh-Mun

"Madame Vi Thi Inh nga fisi Xinh-Mun në Vietnamin e veriut lindi në vitin 1916 dhe në moshën 103 vjeçare ajo ishte e zënë me gatimin për vete dhe nipin e saj kur mbërrita.Image

Black H'Mong

"Unë kam qenë në Vietnamin verior për të vizituar H'Mong në kodrat rreth Sapa të paktën 10 herë që nga viti 2012.

Image

Lao

"Madame Lo Thi Banh, e cila është 95 vjeçe, ishte një nga modelet e mia të preferuara, duke qenë se ishte risi për t'u fotografuar ndërsa ajo tymoste. Ashtu si gratë e tjera të brezit të saj, ajo kishte veshur një palë vathë të vegjël argjendi.

Image

Pathen

"Unë kam qenë i intriguar për të mësuar se fëmijët PaThen janë të detyruar të veshin kostumet e tyre tradicionale në shkollë çdo të hënë, si një mënyrë për të mbajtur traditat e tyre kulturore në provincën veriore vietnameze të Tuyen Quang.

Image

K'Ho

"Ko-Ho, ose K'Ho siç njihen, kanë origjinën nga provinca Lam Dong në malësitë qendrore të Vietnamit. Kjo fotografi është e një gruaje të quajtur K'Long K'E. Ajo është 101 vjeçe dhe nënë e 11 fëmijëve dhe 165 nipërve dhe mbesave.

Image

Më poshtë disa grupe të tjera etnike vietnameze: Grupi Etnik i Fundit, The Black Lo Lo, The Lu, The Red Dao, Xo Dang, The Black Na Nhi.

    ImageMarrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco