Shokohet nëna e vogëlushes 5 vjeçare: shkolla e quan obeze

Shokohet nëna e vogëlushes 5 vjeçare: shkolla e quan obeze

15:20, 12/06/2019
A+ Aa A-

Vajza e Karis Campbell u peshua në Shkollën Fillore St James në Harlow, Essex. Nëna e saj u trondit kur mori një letër nga këshilli ku thuhej edhe se vaza e saj ishte mbipeshë.

Në letrën që kishte ardhur në shtëpinë e tyre thuhej se vajza e vogël e saj ishte mbipeshë dhe madje mund të klasifikohej edhe si një fëmijë obez.

Pesë-vjeçarja peshon 23 kg dhe është 1,12 metra e gjatë që e vë atë jashtë gamës së peshës së shëndetshme në shkallën BMI.

Karis, nuk i ka thënë Lexos për letrën sepse është e shqetësuar se kjo gjë mund të dëmtojë shëndetin e saj mendor, raportoi Essex Live.

"Është e tmerrshme," tha nëna e dy fëmijëve, e cila gjithashtu ka një djalë nëntë muajsh Teddy.

"Ne kemi qenë në pushime dhe vetëm sapo jemi kthyer të dielën, për të gjetur një letër që më tregon se ajo është me peshën mbi normën për moshën dhe gjatësinë e saj. Ajo është një vajzë pesëvjeçare, nuk është mbipeshë, është shumë e gjatë për moshën e saj dhe bën balet është një fëmijë shumë aktiv dhe plot energji. Vajza ime nuk është as kockë e lëkurë as mbipeshë ajo është thjesht e shëndetshme’.

Pas incidentit, Karis tregon se do të përballet me shkollë lidhur me këtë çështje dhe nuk do ta lerë pas dore pasi nëse do të mësohej nga vajza e saj e vogël do të ishte vërtet e dëmshme për shëndetin e saj mendor dhe madje do të shqetësohej më tepër e gjithë familja.

    Marrë nga: essexlive.news-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco