Njoftimi i astronomëve: Një masë e madhe është varrosur në qendër të Hënës

Njoftimi i astronomëve: Një masë e madhe është varrosur në qendër të Hënës

14:46, 12/06/2019

Këtu keni diçka që nuk e keni ditur për Hënën: miku më i mirë i Tokës është gjithashtu vendi i një prej kratereve më të njohura dhe me më tepër ndikim në sistemin tonë diellor.

Në thelb, diçka shkaktoi një vrimë gjigante në miliarda vite më parë dhe astronomët sot kanë besimin se diçka e madhe është e varrosur nën sipërfaqen e yllit tonë.

Sipas një kërkimi, pellgu jugor i Hënës, Pole-Aitken fsheh një masë që vlerësohet të jetë  2,177243377825816 kg.  

"Imagjinoni të merrni një grumbull metali pesë herë më të madh se ishulli gjigant i Hawaiit dhe ta varrosësh nën tokë. Kjo është përafërsisht sa masa e papritur që zbuluam", tha autori Peter B. James në një deklaratë.

Studiuesit nga Baylor përdorën grupe të ndryshme të të dhënave të mbledhura nga sipërfaqja hapësinore që mat gravitetin rreth Hënës dhe i krahasuan ato me hartat dhe imazhet e sipërfaqes së Hënës.

Si rezultat, ata gjetën një masë të dendur metalike që ishte vendosur në të kaluarën në brendësi të yllit tonë.

Për çfarë bëhet fjalë?

James dhe ekipi i tij mendojnë se bëhet fjalë për një material metalik me shumë mundësi të vendosur nën ‘mantelin’ e planetit si rrjedhojë e një përplasje asteroidi e cila mund të ketë ndodhur rreth 4 miliardë vite më parë.

Metalet dhe në thelb në të gjithë zonën përreth masës dhe kraterit, mund t'u tregonjnë shumë për mënyrën se si ndodhi impakti i asteroidit dhe çfarë sistemi diellor i përkiste ai edhe si erdhi.

Për fat të keq, krateri dhe substanca misterioze poshtë nuk janë të dukshme për njerëz e thjeshtë në tokë, pasi ata janë, fjalë për fjalë, në anën tjetër të Hënës.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment