FOTO/ Nuk plotësohet skeleti i balenës, punonjësit e muzeut thërrasin për ndihmë

FOTO/ Nuk plotësohet skeleti i balenës, punonjësit e muzeut thërrasin për ndihmë

13:43, 12/06/2019
A+ Aa A-

Një shtëpi madhështore është duke bërë thirrje për gjuetarët e suvenireve për të kthyer kockat e marra nga një skelet balene prej 14.5 metrash të përshkruar në romanin klasik Moby Dick.

Balena u dërgua në Burton Constable Hall, East Yorkshire, pasi u la në breg në Tunstall aty pranë në 1825.

Salla ka planifikuar të rivendosë skeletin në lavdinë e tij të mëparshme.

Philippa Wood, kuratore në sallë, tha se projekti i restaurimit është duke nisur për të shënuar 200 vjetorin e shkrimtarit amerikan Herman Melville, i cili e përshkroi skeletin në librin e tij të famshëm.

Balena u pretendua nga Sir Thomas Aston Clifford Constable, me të drejtat e tij si detar i Holderness.

U montua në një strukturë hekuri dhe u vendos në shfaqje në parkun e sallës, ku shkencëtarët, shkrimtarët dhe turistët u dyndën për ta parë.

Balena e Sir Clifford është montuar në një formë të tillë që ju mund të luani me të, mund të lëvizni nofullat e saj, mund të hapni dhe të mbyllni brinjët e saj pra mund të argëtoheni me të.

Për një kohë të gjatë ai u la pas dore dhe mblodhi një mori myshqesh edhe barishtesh.

Punonjësit kanë bërë thirrje për rikthimin e këtyre eshtrave në mënyrë që balena të restaurohet plotësisht dhe të jete tërësisht origjinale. Pjesët e munguara të skeletit mund të printohen edhe në 3D por në këtë mënyrë sjo do e humbiste plotësisht origjinalitetin e saj.

Zonja Wood tha: ‘Ishte në gjendje të tmerrshme. Ishte i mbuluar me myshk dhe sipërfaqja ishte shumë e dobët, thuajse i thyeshëm’.

Kuratori tha se Fondacioni Burton Constable, po bën të pa mundurën për ta rikthyer këtë skelet në gjendjen e tij të mëparshme.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco