Gjiri Persik krijon një park nënujor ku do vendoset edhe një avion

Gjiri Persik krijon një park nënujor ku do vendoset edhe një avion

12:41, 12/06/2019

Një park nënujor që shtrihet në 100,000 metra katror në qytetin ishull të Bahreinit dhe që mban në brendësi të tij edhe një Boeing 747 të zhytur do të hapet në gusht, njoftoi shteti i Gjirit Persik.

Bahreini shpreson të tërheqë zhytës nga e gjithë bota me vendndodhjen jashtë Diyar Al Muharraq, një qytet që ulet nëpër shtatë ishuj artificialë.

Faturuar është parku më i madh nënujor në botë, dhe pjesa më e veçantë e tij është avioni i vendosur nën ujë.

Diçka e tillë mund të ngjallë edhe hije dyshimi tek kritikt dhe skeptikët por kjo gjë nuk i ka penguar aspak menaxherët e projektit.

Aeroplani prej 70 metrash është ‘më i madhi që është zhytur ndonjëherë nën ujë’, tregon Zayed bin Rashid Al Zayani, ministri i Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit i Bahreinit.

Në zonën nënujore do të ketë edhe një hapësirë në të cilën do të ekspozohen perlat Bahreniane. Banorët dhe turistët do të jenë në gjendje të rezervojnë udhëtime përmes qendrave të zhytjeve të licencuara prej gushtit 2019, tha Al Zayani.

Është e rrallë dhe e veçantë të krijohet një hapësirë nënujore për më tepër plotësisht ekologjike.

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco