12 qershori është dita e Anne Frank, në 1929 lindi dhe 1942 filloi ditarin e saj

12 qershori është dita e Anne Frank, në 1929 lindi dhe 1942 filloi ditarin e saj

11:28, 12/06/2019
A+ Aa A-

Historia, shpresat dhe frika nga Anne Frank: 12 qershori është një datë simbolike për adoleshenten e ëmbël dhe inteligjente, e cila vdiq disa ditë përpara se kampi i përqendrimit të çlirohej.

Më 12 qershor 1929, Ana Frank u lind në Frankfurt, një adoleshente simbol i Holokaustit, gjithashtu u pëkujtua edhe sot falë ditarit të çmuar që ajo shkroi në vitet më të errëta të jetës së saj të shkurtër.

Ana vdiq në moshën 16 vjeçe në kampin e përqendrimit në Bergen Belsen. Ditari i saj i famshëm, i cili u bë një libër mjaft i shitur fillon më 12 qershor 1942, në përvjetorin e saj të 13-të.

Ana jetonte me familjen e saj në Amsterdam ku, për t'i shpëtuar persekutimit nazist, nga 6 korriku u detyrua të fshihej në një strehim të fshehtë së bashku me babanë, bankierin, nënën dhe motrën e saj.

Në ditarin e saj, Ana rrëfen një mik imagjinar, Kitty, vuajtjet, frikën, ankthet, shpresat tipike të çdo të riu, por me një hije të zezë gjithnjë të pranishme: atë të burgosjes dhe terrorit të zbulimit.

Ditari i Anës papritmas ndalon më 4 gusht 1944, kur, Gestapo zbulon vendin e fshehur ku Ana dhe familja e saj jetonin së bashku me një njësi tjetër familjare.

Më 2 shtator 1944, familja Frank u dëbuan në Auscheitz. Nëna e saj, Edith, vdiq më 6 janar 1945.

Në shkurt të vitit 1945 Ana dhe motra e saj Margot u transferuan në Bergen Belsen dhe këtu u sëmurën me tifo. Në disa javë, në muajin mars, sëmundja vrau Margot dhe pastaj Ana.

Trupat e tyre u hodhën në një varr masiv. Vetëm tre javë më vonë trupat britanike çliruan Bergen Belsen.

Ditari, i gjetur në strehimin e fshehtë, u dorëzua pas luftës tek babai i Anës, Otto, i vetmi anëtar i mbijetuar i familjes.

Ai u botua në Amsterdam në vitin 1947, me titullin "Het acherhuiscil".

    Marrë nga: meteoweb.eu-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco