Gjiri meksikan mund të jetë një nga zonat e vdekura më të mëdha në histori këtë vit

Gjiri meksikan mund të jetë një nga zonat e vdekura më të mëdha në histori këtë vit

13:19, 11/06/2019

Gjiri i Meksikës me shumë mundësi do të kthehet në një ndër zonat ku do të ketë vdekshmëri të lartë të krijesave të detit dhe kjo është e shpjegueshme me disa arsye.

Një "zonë e vdekur" është e njohur në literaturën shkencore si hipoksi, që nënkupton praninë e një niveli të ulët të oksigjenit në ujë.

Ky ujë, me përqendrimin e ulët të oksigjenit të tretur, nuk mund ta mbështesë jetën që e quan si pjesë të shtëpisë së oqeanit.

Për dekada të tëra, studiuesit kanë ndjekur saktësisht se sa e madhe do të jetë zona e vdekur që përsëritet çdo vit në Gjirin e Meksikës.

Zonat e vdekura u vunë re së pari në vitet 1970 dhe ato kanë qenë në rritje që nga atëherë.

Bazuar në kushtet aktuale, disa shkencëtarë mendojnë se Gjiri i Meksikës do të përjetojë zonën e dytë më të madhe të vdekur dhe do të arrijë një rekord të frikshëm këtë vit pikërisht në muajin korrik.

Shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Luizianas parashikojnë se 13,000 km katrorë sipërfaqe detare do të jetë e pasur me ujë të keq do të jetë prezente në zonën jashtë Luizianës dhe Teksasit.

Kjo është akoma më e madhe se madhësia mesatare e matur e zonës së vdekur, zakonisht 8,000 kilometra katrorë në vitin 2017. Të dy raportet përdorin modele të ndryshme për të bërë llogaritjet e tyre.

Zona e vdekur e kësaj vere do të jetë në zonat ku anijet e peshkimit zakonisht kalojnë, që do të thotë që flotat do të duhet të shpenzojnë më shumë karburant për të udhëtuar edhe më larg për të kapur peshq.

Image

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment