Kryevepra e humbur e Da Vinçit gjendet në jahtin e Princit Saudit

Kryevepra e humbur e Da Vinçit gjendet në jahtin e Princit Saudit

13:00, 11/06/2019

Një nga artikujt më të shtrenjta në botë si është edhe kryevepra e Leonardo da Vinçit, Salvator Mundi e madje edhe disa artikuj të tjerë shumë të shtrenjta, thuhet se janë vendosur në superjahtin e princit të kurorës Saudite Mohammed bin Salman.

Vendndodhja e pikturës ka qenë një mister pasi u shit për një rekord prej 450 milionë $ në ankand nga Christie në Nju Jork në vitin 2017.

Të hënën, Artnet, një shërbim lajmesh në industrinë e artit, raportoi se piktura 500 vjeçare mbahej në jahtin, 550 milionë Euro, ‘Serene’ të Princit Mohammed.

Artnet tha se "dy drejtorët e përfshirë në këtë transaksion" i kishin thënë gazetarit të saj se kjo vepër arti u zhduk në mes të natës në aeroplanin e MBS dhe u zhvendos në jahtin e tij, Serene pa u dalluar nga askush".

Salvator Mundi (latinisht për Shpëtimtarin e Botës) ka qenë në qendër të një stuhie polemikash mbi sugjerimet se ajo ishte pikturuar nga një prej asistentëve të Leonardos dhe jo nga vetë artisti.

"Duke kaluar shumë kohë pa u zbuluar, kjo kryevepër tani është dhurata jonë për mbarë botën", tha në qershor të vitit 2018, Mohamed Khalifa al-Mubarak, kryetari i departamentit të kulturës dhe turizmit në Abu Dhabi.

"Ne shpresojmë që shumë shpejt të mirëpresim njerëzit nga afër për të dëshmuar edhe më shumë për bukurinë e saj”.

Megjithatë, vetëm një javë para zbulimit për publikun, takim i cili ishte planifikuar të ndodhte në 18 shtator 2018, u anulua dhe nuk është vendosur ende një datë e re për këtë gjë.

Identiteti i blerësit mbeti një sekret pas ankandit derisa Nju Jork Times zbuloi se ajo ishte blerë nga një anëtar pak i njohur i familjes mbretërore saudite, Princi Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud. Ai është mik i ngushtë i princit Mohammed dhe pasi ankandit u emërua ministri i parë i Kulturës në vend.

MarineTraffic, një aplikacion që gjurmon anijet duke përfshirë superjahtet, tregon se Serene është aktualisht në Port Said, një qytet egjiptian ku Kanali i Suezit takon Detin Mesdhe.

Guardian ka raportuar më parë për trendin në rritje për miliarderët të cilët vendosin objekte shumë të çmuara arti në super jahtet e tyre.

Sheikh Mansour bin Zayed al-Nahyan, pronar i Manchester City dhe zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka disa qindra pjesë në bordin e superjahtit të tij prej 444 dollarësh, Topaz.

Joe Lewis, një biznesmen, i lindur në Britani, i cili ka një pasuri prej 3.9 miliardë dollarësh, zotëron shumicën e aksioneve në klubin e futbollit të Tottenham dhe jeton në Bahamas, ka atë që ai e përshkruan si "një nga koleksionet më të mëdha të artit privat në botë".

Ai zotëron në koleksionin e tij piktura nga Degas, Freud, Klimt, Modigliani, Matisse dhe Picasso, dhe skulptura nga Moore, Degas dhe Di Modica. Nuk dihet se cilat nga këto ndodhen në jahtin e tij.

Marrë nga: theguardian.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco