FOTO/ Dikur një e pa strehë sot një milionere me biznesin e saj

FOTO/ Dikur një e pa strehë sot një milionere me biznesin e saj

15:28, 10/06/2019

Në moshën 24 vjeçare, Yemi Penn u hodh në rrugë kur ishte vetëm në muajt e parë të shtatzënisë së saj dhe filloi të flinte në rrugë deri një muaj para se të sillte në jetë foshnjën e saj kur edhe gjeti një strehë të sigurt.

"Ditën kur kuptova se isha shtatzënë, mamaja ime tha: duhet të paketosh sendet dhe të mos kthehesh më tek ne", tregoi ajo për Mirror.

‘Nuk janë të pakëta rastet kur kam qenë e detyruar të fle në rrugë dhe shumë herë kam qenë tmerrësisht e frikësuar por fatmirësisht kurrë nuk ka ndodhur diçka e keqe’, tregon ajo.

“Isha e frikësuar për vajzën time që ende nuk kishte lindur, edhe sado ekstreme që mund të tingëllojë kjo unë përsëri frikësohesha shumë më tepër për të se për jetën time”.

Është shumë normale të kuptohet se nuk ishte ky vendi ku ajo do të dëshironte të ndodhej në moshën 24 vjeçare. Vajzë e re shtatzënë dhe në rrugë të madhe.

Por ajo tregon se të pasurit e një fëmije është një përgjegjësi edhe më e madhe se të qenit vetëm ndaj edhe ajo vetë ka qëndruar edhe më e fortë dhe asnjë vështirësi nuk ka mundur ta mposhtë.

Pas jetesës në Londër, Yemi filloi të kërkonte më tej në një vend për të rritur vajzën e saj Leah.

"Kjo ishte një pikë kthese për mua, mendova, me çdo kusht duhet të dal nga këtu’, tregon ajo.

Ajo u njoh me një djalë të bukur nga forcat ajrore dhe u martua me të duke filluar kështu një jetë të re së bashku.

Së bashkur bënë një djalë dhe nisën një jetë edhe me vajzën e saj. Ajo tregon se nuk po i shijonte të jetuarit si gruaja e një ushtaraku ndaj dhe mendoi të ndahej prej tij për të bërë një tjetër lloj jete.

"Unë fillova të ngutem, shitja e produkteve të flokëve nga shtetet të cilat ju nuk mund të merrni në bazën ushtarake.

"Pastaj më erdhi një mundësi për të shkuar në Australi dhe për të bërë disa punë konsulence. Ne ishim tashmë në prag të divorcit dhe u zhvendosa në Australi me vajzën time shtatëvjeçare dhe me djalin shtatë-muajsh Levi, i cili është pesë vjeç. Një vit më vonë, unë ngrita firmën time të konsulencës”.

Kjo kompani tani bën 760,000$ në vit. Ajo tha: "Kam punuar për dy vite me radhë vetë në këtë kompani, por tani kam gjashtë njerëz që punojnë për mua. Ne qarkullojmë 650,000 euro për një vit”. /F.H/SYRI.NET

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco