FOTO/ Nuk mund të udhëtonte me avion, humbet gjysmën e peshës

FOTO/ Nuk mund të udhëtonte me avion, humbet gjysmën e peshës

14:18, 30/05/2019
A+ Aa A-

Një nënë e një fëmije pothuajse përgjysmoi peshën e trupit të saj në vetëm dhjetë muaj dhe tani është duke pritur që të bëjë fluturimin e saj të parë në jetë me avion pikërisht këtë vit, pasi gjithmonë në të kaluarën ndiente se ishte shumë e shëndoshë për një udhëtim të tillë.

Estetisti, Annie Foster, 32 vjeç, nga Spartanburg, Karolina e Jugut, vuante nga mbi pesha prej shumë vitesh dhe në çdo moment vështirësie i kthehej dhe rikthehej ushqimit pa kursyer asgjë madje hante me tepri ëmbëlsirat dhe gjërat e skuqura.

Ajo dikur peshonte 195 kg dhe gjithmonë ndihej keq kur shfaqej në publik apo kur dilte me miqtë e saj.

Annie filloi të bënte ndryshime të vogla në dietën e saj dhe filloi të bënte po ashtu edhe ushtrime fizike, të tilla si ecja dhe kërcimi përpara se të vendoste të kishte një ngushtim të stomakut në qershor të 2018-ës.

Ajo gjithashtu ka punësuar një trajner personal për të qëndruar në formë dhe nuk ka hequr dorë nga aktiviteti prej asaj kohe.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco