FOTO/ Nga objekt ‘shtypës’ në aksesor seksi, si u krijuan këpucët me taka?

FOTO/ Nga objekt ‘shtypës’ në aksesor seksi, si u krijuan këpucët me taka?

12:05, 30/05/2019
A+ Aa A-

Sot takat janë një element i cili flet për bukurinë e të gjitha grave, megjithatë nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Historia e tyre fillon nga shekulli i katërmbëdhjetë kur kalorësit përdorën këpucë me takë për të pasur edhe më tepër stabilitet në kuajt e tyre gjatë betejave.

Fillimisht këpucët me taka u përhapën në Turqi dhe Hungari, dhe pastaj në pjesën tjetër të Evropës.

ImageKëpucë ushtarësh Shek: XVII-të

Në shekullin e shtatëmbëdhjetë, takat filluan të përdoreshin gjerësisht në shoqërinë e lartë. Një nga të parët që lançoi modën ishte mbreti francez Louis XIV, i njohur si Mbreti i Diellit, i portretizuar me një palë këpucë të kuqe me taka.

Louis XIV vlerësoi aq shumë përdorimin e takave sa vendosi një ligj sipas të cilit vetëm gjyqtarët dhe personat e privilegjuar si ai mund të vishnin taka të kuqe.

ImageLouis XIV, Mbreti francez i Shek: XVII-të

Pra me sa edhe kuptohet nuk kanë qenë femrat të parat në përdorimin e takave edhe pse më tej u kthye në trend për to dhe është edhe sot në mbarë botën dhe kjo për të evidentuar edhe më tepër pamjen e tyre.

Takat tek femrat kanë pasur për qëllim parësor shmangien e shtypjes që kanë përjetuar ndër vite nga shoqëria dhe nga meshkujt. Janë një formë rebelimi e tyre.

Ajo e shekullit të shtatëmbëdhjetë ishte një modë e vërtetë, e cila më pas u kthye në diçka shumë më të madhe: një ikonë e modës që ka mbijetuar shekuj dhe vazhdon të ketë po aq rëndësi edhe në ditët e sotme si një simbol i pasarelave dhe një simbol i cili identifikon më së miri gjininë femërore duke nxjerrë në pah maksimalisht bukurinë e tyre.

    Marrë nga: tpi.it-Përgatiti: F.H,Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco