Bie Facebook, probleme në të gjithë botën

Bie Facebook, probleme në të gjithë botën

22:02, 29/05/2019
A+ Aa A-

Rrjeti social Facebook ka rënë për miliona njerëz përreth botës. Miliona e miliona përdorues të nervozuar në SHBA dhe në disa vende të Evropës, duke përfshirë vendin tonë, thuhet se janë prekur nga ky problem.

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook ka rënë mbrëmjen e së mërkurës. Sipas raportimeve të fundit, Facebook është bërë jofunksional për miliona përdorues në mbarë botën. Ky problem ka ndodhur në shumë rajone të mëdha.

Problemi është përsëritur edhe disa herë të tjera gjatë mbrëmjes së sotme.   

Përdoruesit po ankohen se nuk po arrijnë të postojnë asgjë apo të hyjnë në Facebook. Ata kanë shprehur menjëherë ankesa në rrjetin tjetër social Twitter.

Rrjeti social ende nuk e ka shpjeguar arsyen e rënies nga sistemi. Por ky problem vjen disa ditë pasi kompania pësoi një problem të madh me internet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco