Si ndikojnë miqtë në ndryshimin e sjelljes tonë?

Si ndikojnë miqtë në ndryshimin e sjelljes tonë?

11:17, 29/05/2019
A+ Aa A-

Ne shpesh mendojmë se vetëkontrolli vjen nga brenda, por shumë nga veprimet tona varen po aq shumë nga miqtë dhe familja jonë. Ata që rrinë me ne, kanë fuqinë për të na bërë më të zymtë, për të pirë më shumë alkool, për t'u kujdesur për mjedisin dhe për të qenë më të rrezikshëm ose më të dashur si persona pra ne varemi shumë edhe nga miqtë të cilët frekuentojmë.

Ky nuk është thjesht presion i bashkëmoshatarëve, me të cilët veproni qëllimisht në një mënyrë të caktuar për tu përshtatur me grupin.

Nën vetëdijen tuaj, truri juaj vazhdimisht po rritet nga njerëzit rreth jush për të ndryshuar dhe formuar sjelljen tuaj. Dhe pasojat mund të jenë serioze.

Tani është mirë e pranuar se ndjenja jonë vetjake vjen nga njerëz të tjerë.

"Sa më shumë tregoni nga identiteti juaj në një grup, aq më shumë ka gjasa që t'i mbani ato vlera që shprehni", thotë Amber Gaffney, psikolog social nga Humboldt State University.

Image

"Nëse një pjesë e madhe e asaj se si identifikoheni është si një student nga një universitet i caktuar, ose si unë akademik, atëherë kjo është ajo që ju paraqisni vazhdimisht në ndërveprimin tuaj me të tjerët ose më saktë me këtë përfaqësoheni dhe identifikoheni.

Për të vërtetuar këto pikëpamje u bë një studim sipas të cilit një person i cili nuk i përkiste një shkolle të caktuar dha një intervistë gjatë së cilës u shpreh kundër kujdesit ndaj mjedisit dhe të tjerë të pranishëm e përkrahën.

Pavarësisht se ai ishte një aktor përsëri mendimi i tij pati ndikim tek personat që e dëgjuan.

"Disonanca e përhershme është kur sheh se dikush sillet në një mënyrë që nuk përputhet me qëndrimet tuaja, edhe ju vetë prireni të ndryshoni qëndrimet tuaja", thotë Gaffney.

Image

Vendimet tona mund të mos jenë gjithmonë në duart tona. Por kjo gjithashtu do të thotë se ne mund të përdorim ndikimin tonë për të mirën tek të tjerët.

"Sjellja negative mund të përhapet përmes një rrjeti njerëzish. Ne kemi evoluar për të jetuar në një grup për të përhapur veprime pozitive dhe për të kërkuar miratimin e të tjerëve". Ndaj dhe është prioritet parësor që njerëzit në raportet midis tyre të përhapin vetëm anët pozitive, dhe të largohen nga fryma negative.

Të mësojnë më të mirat nga njëri-tjetri dhe të jenë sa më të mirë midis tyre.

Marrë nga bbc.com-Përgatitit: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco