FOTO/ Zbulohen mostrat e një oqeani nga Epoka e Akullnajave

FOTO/ Zbulohen mostrat e një oqeani nga Epoka e Akullnajave

15:36, 28/05/2019
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë zbuluar një 'arkiv unik' të ujit të oqeanit që ende ekziston pothuajse i pandryshuar nga periudha e fundit e akullnajave rreth 20.000 vjet më parë.

Paleoqeanografia - e cila heton përbërjen e oqeaneve të lashta të humbur në histori - varet pa dyshim nga metodat proxy, meqë elemente të tilla të ujit në mënyrë të pashmangshme janë zhdukur që prej asaj kohe.

Por nëse keni barkën dhe ekipin e duhur, duket se ndonjëherë mund të prekni oqeanet e zhdukur drejtpërdrejt në burim dhe kjo është gjëja më e mirë për të patur një makinë kohe.

Kjo është ajo që një ekip i udhëhequr nga gjeokimisti Clara Blattler nga Universiteti i Çikagos gjeti ndërsa ishte në bordin e anijes kërkimore JOIDES Resolution gjatë një ekspedite në Oqeanin Indian.

Ndërsa studionin sedimentet detare në Maldive, studiuesit zbuluan diçka që ata nuk mund të kishin pritur ndonjëherë të gjenin: dëshmi direkte se çfarë do të ishte oqeani gjatë epokës akullnajore.

20,000 vite më parë kur fletët e akullit filluan të shkrinin një pjesë e ujit ra në brendësi të akullnajave të ngrira dhe u depozitua në brendësi të tyre në mënyrë të mrekullueshme duke ardhur deri sot ë duart e shkencëtarëve dhe

Duke nxjerrë kilometrat e bërthamave të gurit të varrosur thellë nën Oqeanin Indian, studiuesit zbuluan gjurmët e fshehura të oqeanit të humbur, të zhytur në formacione shkëmbore poroze mijëvjeçare dhe të ruajtura atje që atëherë.

Duke bërë këtë zbulim të rëndësishëm shkencëtarët mundën të mësonin fakte të rëndësishme rreth këtij oqeani të zhdukur prej qindra vitesh. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco