'Shpirti i Shenjtë' shpëton shoferin gjerman nga gjoba

'Shpirti i Shenjtë' shpëton shoferin gjerman nga gjoba

14:46, 28/05/2019
A+ Aa A-

Një shofer në Gjermani i cili po escte me shumë shpejtësi i shpëtoi një gjobe prej 105 eurosh (£ 93) kur një pëllumbi i bardhë borë i doli përpara, njoftoi BBC të martën.

Shoferi u kap në kamerat e shpejtësisë - por identiteti i tij u fsheh nga krahët e shpendit i cili u fotografua gjatë fluturimit.

Në një deklaratë policia sugjeroi se ndoshta "nuk ishte rastësi që Fryma e Shenjtë" ndërhyri - një referencë ndaj pëllumbit si një simbol i atij aspekti të Perëndisë në krishterim.

Zyrtarët në Viersen, pranë kufirit perëndimor të Gjermanisë, shtuan: "Ne shpresojmë që ky person gjithashtu të kuptojë këtë 'shenjë nga lart' dhe ta drejtojë makinën në mënyrën e duhur në të ardhnen".

Shoferi po udhëtonte në 54km / h (34mph) në një shteg rrugësh ku lejohej kalimi me një shpejtësi prej 30km / h, tha policia.

Por, duke qenë se vetëm vetura, dhe jo shoferi, mund të identifikohej, ai ndoshta u kursye nga gjoba prej 105 eurosh "në sajë të engjëllit mbrojtës të me krahë".

Policia e Viersen me humor shtoi edhe se vetë pëllumbi gjithashtu duhet të gjobitet për fluturim me shpejtësi mbi normën në zonën e kufizuar.

ImageMarrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco