FOTO/ Si ti zhdukim rrudhat nga atletet?

FOTO/ Si ti zhdukim rrudhat nga atletet?

13:39, 28/05/2019
A+ Aa A-

Thuajse të gjitha atletet që ne blejmë me kalimin e kohës fillojnë të krijojnë rrudha dhe kështu marrin një pamje aspak estetike për syrin e madje duken se nuk ngjajnë më si të reja përkundrazi edhe kur ka kaluar shumë pak kohë nga blerja e tyre.

Kur sapo keni blerë një palë atlete të reja, ju doni të siguroheni se duken të pacenuara dhe të reja për aq kohë sa të jetë e mundur, natyrisht.

Por për fat të keq nga elasticiteti i tyre dhe nga ecja e vazhdueshme krijohen rrudha të pa shmangshme. Por ka disa metoda shumë efikase në sistemimin e tyre dhe heqjen e këtyre rrudhave.

Dhe ja se si mund të realizoni diçka të tillë:

Gjithçka iu nevojitet janë: atletet tuaja, çorape të vjetra ose një lloj tjetër pëlhure, një hekur dhe ujë i nxehtë.

Së pari, mbushni atletet nga brenda me çorape të vjetra, gazeta apo një lloj tjetër materiali. Plotësojini ato derisa rrudhat nuk janë më të dukshme.

Kur shtypni pjesën e sipërme të këpucëve dhe nuk ka lëvizje atje, kuptohet se i keni mbushur mjaftueshëm këpucët dhe janë gati për t’u sistemuar.

Pastaj hapi i rradhës është të marrim një pëlhurë dhe ta njomim me ujë të nxehtë e më tej vendosim atë mbi majat e këpucëve pastaj mbi copën fillojmë hekurosjen por me kujdes në mënyrë që të mos digjen.

Për t'u bindur për rezultatet shikoni këto fotografi dhe madje mund edhe t'a provoni në shtëpi:

 


 

 

 


 

Marrë nga: tips-and-tricks.co- Përgatiti F.H, SYRI.net 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco