Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

7 mësime për një zgjim të lehtë në mëngjes

7 mësime për një zgjim të lehtë në mëngjes

10:10, 27/05/2019
A+ Aa A-

Është shumë e rëndësishme që ne të mund të zgjohemi herët në mëngjes pasi është pikërisht momenti kur përditshmëria jonë merr kuptim. Në këtë mënyrë ne fillojmë ditën pasi eventet kryesore të ditës fillojnë herët në mëngjes.

Herët në mëngjes fillon shkolla, Universiteti, puna...

Gjithçka e jona, lidhet me mëngjesin.

Por si mund ta bëjmë zgjimin një eksperiencë aspak traumatike për organizmin tonë? Dhe a është e mundur diçka e tillë?! Sigurisht që po. Dhe kjo është mënyra e duhur:

1. Mundohuni të njihni orën tuaj biologjike

Veçanërisht nëse vini nga një periudhë e pa balancuar, e shënuar nga netë pa gjumë ose në të cilën keni shkuar vonë në shtrat. Melatonina fillon të qarkullojë disa orë para gjumit në trup dhe gjithashtu ndodhin shumë ndryshime ndaj edhe prodhohet kaos në organizëm.

2. Provoni melatoninën

Organizmi e prodhon atë në mënyrë të pavarur. Ju mund të merrni një shtojcë për të ndihmuar në përcjelljen e orës së tij të brendshme. Një dozë e vogël pesë ose gjashtë orë para se të shkoni në shtrat për disa ditë mund të jetë e dobishme për ju të flini më herët dhe mbi të gjitha të zgjoheni pa trauma. Por kjo nuk funksionon gjithmonë dhe është mirë të konsultohemi me një specialist gjumë.

3. Mbani një ditar dhe e analizoni çdo javë

Mbani gjurmët e të gjitha përpjekjeve tuaja dhe mbi të gjitha si ndiheni nga dita në ditë. A keni më shumë energji? Një humor më nervoz? A jeni më pak të shqetësuar dhe më të duruar me familjen tuaj? Mundohuni të kuptoni nëse strategjitë e ndryshme kanë efekte pozitive dhe krahasoni çdo javë me atë që keni shkruar ditët e mëparshme. Nëse funksionon, vazhdoni në të njëjtën rrugë. Përndryshe ju duhet të ndryshoni.

4. Çaktivizo gjithçka

Kufizoni orët e shpenzuara në çdo lloj teknologjie (TV, kompjuter, tabletë, smartfonë dhe kështu me radhë) është mirë të paktën të shkëputeni prej të gjithave një orë para gjumit në mënyrë që gjumi të jetë më i qetë dhe po ashtu zgjimi të jetë më pak traumatik edhe më i shëndetshëm për ne.

5. Përfundo para mbrëmjes aktivitetet e pasdites

Aktivitetet e pasdites mbylli disa orë para se të afrohet ora e gjumit duke mos e pritur mbrëmjen me ritme të përshpejtuara. Ajo duhet të vijë gradualisht. Për shembull nuk rekomandohet palestra në darkë edhe nëse nuk mundeni do të ishte mirë pasdite apo gjatë ditës kurrsesi në orët e para gjumit. Kjo e shqetëson organizmin i cili bie në gjumë i lodhur dhe në nervozizëm.

6. Ora e alarmit duhet të hiqet

E mira është që zgjimin tuaj në mëngjes ta marrë përsipër dikush tjetër. Mos të vendosni alarmin çdo 5 ose 10 minuta. Përse jo mos provoni alarmin e një anëtari tjetër të familjes apo atë të shokut tuaj të dhomës.

7. Mbani ritmin e javës edhe gjatë fundjavës

Përpiquni edhe pse është shumë e vështirë që edhe gjatë fundjavës të ruani ritmet e gjumit të njëjta me javën edhe pse mund të keni dëshirë të dilni deri vonë në darkë madje ndoshta edhe deri orët e para të mëngjesit.

Marrë nga: vanityfair.it- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco