Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

FOTO/ Godina mrekulli e së ardhmes në Venezuela, sot objekt dëshpërimi

FOTO/ Godina mrekulli e së ardhmes në Venezuela, sot objekt dëshpërimi

09:41, 27/05/2019
A+ Aa A-

Spiralja e madhe moderne e njohur si ‘El Helicoide’ ka reputacionin si qendra më e keqe e torturës në vend.

Ajo është kthyer në një "vend të errët" ku forcat e ndryshme të policisë venezueliane kanë selinë e tyre, në veçanti agjencinë e inteligjencës dhe policinë kombëtare. Disa të burgosur madje kanë raportuar edhe keqtrajtimet që kanë përjetuar në këtë burg.

‘El Helicoide’ është një mikrokozmos i kontradiktave të shkruara në historinë moderne të Venezuelës. Sepse godina është moderne në mes të një lagjeje shumë të varfër ku thuajse duken dy botë dhe bën mjaftueshëm kontrast me pamjen e një arkitekture të veçantë dhe përse jo edhe konkurruese në botë.

Fillimisht e konceptuar si një sallë ekspozite monumentale për industrinë e naftës dhe mineraleve në zhvillim të vendit, ‘El Helicoide’ u ndërtua midis viteve 1956 dhe 1961 dhe do të ishte qendra më e madhe artistike në vend.

Ajo u ndërtua në Caracasin Jug-Qendror në një kodër shkëmbore që u modelua së pari në shtatë nivele në formë spirale. Kodra e skalitur pastaj u derdh me beton.

Struktura 645,834 metra katror do të kishte strehuar 300 dyqane luksoze, tetë kinema, një hotel dhe një helikopter, në mesin e shumë objekteve të tjerë të konsumit.

Me një kosto prej me 90 milionë dollarësh, ‘El Helicoide’ do të kishte paraqitur teknologjinë e kohës, duke përfshirë qarqet televizive të mbyllura dhe ashensorët australianë të bërë me porosi me shpejtësi të lartë por që më pas u vodhën në rrethana të cilat nuk u bënë të qarta.

Me qëllim që të bëhej simbol i një Caracasi ultra-modern dhe një Venezuele që po zhvillohet me shpejtësi, madhësia dhe forma e guximshme e ‘El Helicoide’ u admiruan gjerësisht: struktura u shfaq në mënyrë të dukshme në ‘Ekspozitën e Rrugëve’ të 1961 si një formë e re e arkitekturës dhe u shfaq në kopertinat e revistave të mëdha ndërkombëtare.

Megjithatë, ndërsa fotografitë e modelit të saj goditës u përhapën në të gjithë globin, ndërtimi i saj u ndal për arsye politike.

Dhe ende sot kjo mega godinë e së ardhmes është thjesht një burg ku vendosen të burgosur politikë dhe është kthyer në një vend torturash ndaj tyre.

    Marrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco