Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Pamje spektakolare nga lartësia e fushave me tarracë

VIDEO/ Pamje spektakolare nga lartësia e fushave me tarracë

12:00, 24/05/2019
A+ Aa A-

E vendosur në pjesën veriore të Guangxi, qarku autonom Rongshui Miao është nën administrimin e qytetit Liuzhou dhe ndodhet në Kinë.

Ajo kufizohet me qarkun Rong'an në lindje, qarku Liucheng në jug, qarku Huanjiang Maonan autonome në perëndim, qarku autonom, Luocheng Mulao në jugperëndim, qarku Congjiang i provincës Guizhou në veri dhe qarku autonom Sanjiang Dong në verilindje.

Rajoni shtrihet në 4,624 kilometra katrorë. Selia e qarkut është e vendosur në qytetin Rongshui.

Por një karakteristikë shumë e veçantë e kësaj zone janë kodrat e mbuluara nga tarraca të mrekullueshme të cilat janë punuar në mënyrë shumë simetrike dhe që ofrojnë një pamje magjepsëse nga lartësia. 

Duket se agrikultura është e zhvilluar në këtë zonë të mega shtetit dhe tregohet qartësisht në pamjet e filmuara dhe fotografuara!!

    Marrë nga: chinadaily.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco