A jeni të lodhur nga të njëjtat dizajne të tatuazheve të rregullta me ngjyra të forta apo edhe tribale të thjeshta në bojë të zezë?
Ju duhet të vini të bëni një tatuazh tek Helena Fernandes, dhe ajo do t’ju krijojë një ndër tatuazhet më të tmerrshme dhe të keq përgatitura që keni parë ndonjëherë sepse... nuk di të vizatojë dhe pikërisht kjo është edhe e veçanta e saj. Madje me këtë mënyrë ajo ka tërhequr jo pak klientë në ambientin e saj të punës.
Artistja 26-vjeçare nga Salvador de Bahia, Brazil, është krijuesja e një faqeje në Instagram e cila mban emrin, Malfeitona por jo vetëm ajo është krenare sepse ka edhe një studio në shtëpi, me të njëjtin emër, që ofron atë që ajo e përshkruan në portugalisht si tatuagens peba (fjalë për fjalë "tatuazhe mbeturina") me ndershmëri të plotë. Pra e pranon se ajo çfarë bën është e shëmtuar ama këtu qëndron e veçanta e saj...
Marrë nga: onedio.co- Përgatiti F.H, SYRI.net
© SYRI.net