VIDEO/ Bëri shumë injeksione në të pasme, mbetet tmerrësisht e zhgënjyer

VIDEO/ Bëri shumë injeksione në të pasme, mbetet tmerrësisht e zhgënjyer

10:18, 24/05/2019
A+ Aa A-

Një modele dhe influencues e cila jeton në Majami ka vendosur të zvogëlojë vithet e saj prej 149 cm pasi ka pasur jo pak probleme prej tyre dhe shpesh herë nuk është marrë aspak seriozisht kudo është prezantuar.

Courtney Barnes, e njohur në mënyrë profesionale si Zonja Majami, iu nënshtrua tri seancave të injeksioneve në tregun e zi në vidhet e saj duke arritur përmasën tërësisht jashtë të zakonshmes dhe normales.

Sot 35, vjeçe ajo po planifikon të heqë përfundimisht këtë masë të tepërt në vithe.

Ajo tregoi se fillimisht kjo kishte qenë ëndrra më e madhe e saj një prapanicë gjigante por duke parë se ajo e pengonte jo pak në jetë kuptoi se jeta e saj është shumë më e rëndësishme se një dëshirë e saj apo më saktë një fiksim i saj.

Të pasmet e saj gjigante padyshim kanë fituar shumë vëmendje dhe sot ajo ka mbi 800,000 ndjekës në Instagram.

Por pasojat negative të këtyre injeksioneve ilegale janë të dukshme pasi edhe lëkura në vithet e saj nuk është si në pjesën tjetër të trupit por më e rrudhosur dhe më e zbehtë se në vende të tjera.

Ajo tregon me trishtim se kostoja e sistemimit të dëmit do të jetë edhe më i lartë 20,000 euro në total.

‘Kam bërë shumë gabime në jetë, por po përpiqem ti sistemoj ato, përfshirë edhe të pasmet e mia gjigante’, ka thënë Courtney./F.H/SYRI.NET.

 

 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco