VIDEO/ Tinguj ftues dhe lamtumire për sybukurat e mia...Suedezja risjell muzikën e rrallë të lashtësisë

VIDEO/ Tinguj ftues dhe lamtumire për sybukurat e mia...Suedezja risjell muzikën e rrallë të lashtësisë

09:26, 24/05/2019
A+ Aa A-

Një tingull i butë dhe i mprehtë njëherësh çan ajrin... Një tingull i ulët, i pandërprerë, joshës, ftues tërheq vëmendjen e një tufe lopësh symëdha e bukuroshe, që kthejnë kokën andej nga u vjen zëri...

Po i thërret Jonna...

Teknika e këndimit e quajtur "kulning" është një thirrje e lashtë suedeze që u përdor nga gratë kohë më parë për të thirrur në shtëpi kafshët (lopët dhe dhitë) në mbrëmje në fermë.

Ajo gjithashtu u përdor si një formë e komunikimit, meqë tingujt e lartë mund të dëgjohen përmes distancave shumë të largëta.

Të njëjtën gjë bën edhe Jonna Jinton e cila vjen në fshatin e saj të vogël me vetëm 10 banorë gjatë dimrit dhe gjatë verës dhe bën çdo mbrëmje këtë gjë, thërret kafshët të cilat sapo dëgjojnë jehonën e saj të zërit afrohen dhe mblidhen rreth saj.

Jona tregon se ajo ndihet e trishtuar në vjeshtë kur edhe i duhet të ikë nga fshati i saj.

“Tingujt e zileve të lopëve në mbrëmjet e qeta është një nga tingujt më të bukur që unë kam njohur në jetë. Dhe unë e dua ndjenjën që më shkakton momenti teksa kafshët e mia vrapojnë drejt meje teksa unë këndoj. Sidomos kur shoh lopën time të preferuar, Stjärna (yllin). Ajo është gjithmonë e para që vjen. Më mungojnë shumë kur largohem”, tregon ajo.

Image

Image

Marrë nga: youtube.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco