FOTO/ 3 vjeçarja me 14 gishta, operohet me sukses

FOTO/ 3 vjeçarja me 14 gishta, operohet me sukses

13:02, 23/05/2019
A+ Aa A-

Një vajzë e cila lindi me 14 gishta në duart e saj, i është nënshtruar një operacioni që i ka ndryshuar plotësisht jetën duke hequr gishtat e tepërt.

Trevjeçaja e paidentifikuar, nga Kina, kishte dy gishta shtesë në secilën dorë.

Raportimet vendase deklarojnë se defekti është vërejtur nga anëtarët e familjes së vajzës dhe madje ky defekt ka qenë prezent në familjen e tyre edhe në breza të hershëm.

Megjithatë, familja e goditur nga varfëria thuhet se ishte shumë e varfër dhe nuk kishte mundësi të rregullonte këtë defekt të vajzës së vogël i cili i shkaktonte asaj probleme në përditshmëri dhe jo vetëm në anën estetike.

Ajo u trajtua në Spitalin Qendror të Shenyang, në krahinën veri-lindore të Liaoning-ut .

Mjekët premtuan se procedura nuk do të ndikonte në zhvillimin e fëmijës dhe do të ruante si funksionin ashtu edhe estetikën e duarve të saj.

Specialisti i kirurgjisë së dorës Dr Zhan Jie, i cili vepronte mbi të, tha: 'Vajza kishte dy gishta shtesë në çdo dorë dhe për ta ishte një paciente e rrallë.

Nuk dihet nëse vogëlushes i është ofruar nga dikush operacioni por e rëndësishme është se ai ka përfunduar me sukses.

Marrë nga: dailymail.co.uk Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco