VIDEO/ Binjakët me 1 stomak, 2 mushkëri, 2 zemra dhe 2 tru mbushin 18 vjeç

VIDEO/ Binjakët me 1 stomak, 2 mushkëri, 2 zemra dhe 2 tru mbushin 18 vjeç

11:44, 23/05/2019
A+ Aa A-

Dy djemtë, të cilët sapo kanë mbushur 18 vjeç, u bënë viralë në vitin 2014-të, kur u transmetua një video e tyre teksa lahen dhe vishen.

Ata u shprehën se në disa raste iu janë afruar mjekë të kirurgjive plastike dhe iu kanë bërë atyre oferta për t’i ndarë por nuk kanë pranuar dhe shprehen shumë të lumtur për vendimin e marrë.

Shivanath tha: "Ne nuk mund të ndahemi tani edhe nëse dëshirojmë. Ishte e mundur kur ishim fëmijë, por tani është e pamundur. Mjekët na thanë se mund të operohemi. Por ne nuk duam të bëjmë asgjë gjithsesi. Ne duam të qëndrojmë kështu. Kemi një dhuratë shumë të veçantë nga Perëndia. Ne e konsiderojmë veten si dy trupa, por një shpirt”.

Binjakët kanë lindur në një fshat të vogël pranë Raipur-it në Indinë qendrore dhe madje nga vendasit janë karakterizuar sikur të kenë disa karakteristika hyjnore, për shkak të këtij defekti fizik.

Ata besohet të kenë të njëjtin stomak, por kanë mushkëri, zemra dhe tru të pavarur.

Janë në gjendje të jetojnë kryesisht jetën e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndihmën e të tjerëve sepse në fund të fundit ata janë 2 në 1. Ndaj përfshi këtu-dushin, ngrënien, veshjen dhe modelimin e krehjen e flokëve ata i bëjnë vetë pasi mund të ndihmojnë njëri-tjetrin me shumë lehtësi.

Është shumë e çuditshme ajo çka tregojnë këta binjakë, janë shumë të ngjashëm fizikisht dhe kanë një trup të bashkuar por... kanë shije dhe mendime krejt të ndryshme nga njëri-tjetri.

"Njërit prej nesh i pëlqen limonadën dhe tjetrit i pëlqen alkoolin. Ne nuk jemi gjithmonë të uritur në të njëjtën kohë dhe hamë gjër të ndryshme”.

Ata marrin vazhdimisht vizitorë nga vende të ndryshme të botës pavarësisht se gjenden në një fshat të izoluar të Indisë.

Të rinjtë janë të aftë të bëjnë shumë gjëra së bashku madje edhe argëtohen duke shëtitur me biçikletë.

Për ta kur e kanë të nevojshme, kujdeset babai i tyre, Raj Kumar, 50 vjeç. Ai dhe bashkëshortja e tij, Mati Devi, 46 vjeç, kanë po ashtu edhe 6 vajza të gjitha të martuara.

Image

Marrë nga: barcroft.tv- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco