Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Babai dhe vajza me gjuhën më të gjerë në botë

VIDEO/ Babai dhe vajza me gjuhën më të gjerë në botë

09:36, 23/05/2019
A+ Aa A-

Byron 47 vjeç, është një burrë i cili së bashku me vajzën e tij Emily 14 vjeçe mbajnë rekordin Guiness për gjuhët më të gjera në bote. Byron ka një gjuhë  thuajse 9 cm të gjerë thuajse 2 cm më shumë se një celular ndërsa vajza e tij e ka gjuhën 7,3 cm të gjerë.  

Babë e bijë e zbuluan diçka të tillë në momentin kur ai mori një libër të rekordeve Guiness në bibliotekë për të ndihmuar vajzën e tij me një detyrë në shkollë.

Ai tani ështe kthyer në njeriun më të famshëm të vendlindjes së tij, Sirakuza, Nju Jork.

Byron tregon se shumica e njerëzve habiten që ai mund të flasë normalisht pavarësisht kësaj anomalie dhe tregon se është shumë i lumtur me vëmendjen që i kushtohet pasi e ka dëshiruar diçka të tillë.

Madje ai thotë edhe se disa njerëz kanë pasur kurajën edhe ta pyesin për jetën e tij seksuale se si është të kesh një gjuhë kaq të gjerë por ama ai përherë iu shmanget pyetjeve të tilla pasi është baba i 3 fëmijëve dhe normalisht pyetje të tilla janë shumë të sikletshme për të.

Byron është i martuar me Vickin, 45 vjeçe dhe ka dy vajza, Andie, 15 vjeç dhe Cindy, 9. Por vetëm Emily ka marrë nga i ati këtë karakteristikë të një gjuhe shumë të gjerë, përtej normales.

Vajza e tij Emily nuk është edhe shumë e përgatitur për vëmendje ndaj edhe nuk ka treguar ende se ka diçka të tillë të paktën nuk flet për këtë gjë me shoqet  e saj duke qenë se ende e ka siklet këtë gjë.

    Marrë nga: barcroft.tv- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco