VIDEO/ Dikur mësues sot drejtor, gatuan çdo ditë për nxënësit e tij

VIDEO/ Dikur mësues sot drejtor, gatuan çdo ditë për nxënësit e tij

11:50, 22/05/2019
A+ Aa A-

Kur ai ishte një nxënës i vetmuar dhe i varfër mësuesit e Zhang Zhanliang ishin një burim ngushëllimi. Ata e morën atë në shtëpitë e tyre duke i bërë vazhdimisht për të ngrënë dhe duke i rregulluar atij rrobat e grisura.

Sot, Zhang është 45 vjeç dhe është drejtori i një shkolle të largët kineze të fshatit në krahinën lindore të Jiangxi.

I frymëzuar nga dashamirësia e mësuesve të tij kur ishte vese një fëmijë i vogël, ai gatuan sot do ditë për nxënësit, prindërit e të cilëve punojnë larg komunitetit dhe në këtë mënyrë e kanë të vështirë të kujdesen për fëmijët si duhet.

"Fëmijëve nuk iu mungojnë paratë por ju mungon shoqëria e prindërve të tyre”, thotë Zhang.

Ai është mësues prej vitit 1993 dhe me vetëdije zgjodhi të punonte në fshat ku fëmijët rriten nga gjyëshërit e tyre pasi prindërit shkojnë për të punuar në qytete duke i lënë ata vetëm për vite me radhë.

Duke punuar me disa prej 7 milionë fëmijëve të "lënë pas" të Kinës në Shkollën Fillore ‘Huangni’ në rrethin e Yingtan të Yujiang, Zhang ka mundur të shpërblejë edhe mësuesit e tij që e ndihmuan atë vetë kur ishte fëmijë.

    Marrë nga: scmp.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco