FOTO/ Një histori e rrallë dashurie me pupla

FOTO/ Një histori e rrallë dashurie me pupla

10:24, 22/05/2019
A+ Aa A-

Historia e dashurisë së këtyre dy lejlekëve në Haringsee të Austrisë ka filluar në vitin 2014.  Lejleku Luis edhe pasi u shërua nga disa plagosja, qëndroi në fole, sepse ai kishte rënë në dashuri me lejleken e tij Mona Liza. Për fat të keq, ajo nuk mund të fluturojë, për shkak të një frakture në krah.

Megjithatë, ky çift i bukur që nga viti 2015, jep pasardhës çdo pranverë, ashtu edhe këtë vit.

Tre cicërima të vogla mbushin folenë dhe ato kanë emra aq të bukur, aq të veçantë. Punonjësja që kujdeset për ta, Monika Ëeinzettl i ka pagëzuar si Ninja, Pinta dhe Santa Maria, si anijet e Kristofor Kolombit, pasi lejlejët focohen pak, ata nxirren në fushën më të afërt dhe u afrohet ushqim,kurse në fund të gushtit, ata bashkë me djemtë e tjerë të zonës, fluturojnë drejt Afrikës.

Babai i tyre i dashur Luis qëndron në fole gjatë dimrit dhe i bën shoqëri të dashurës Mona Liza, me shpresën dhe besimin se në pranverë do të lindin pasardhës të tjerë së bashku. Meqënëse Mona Liza nuk mund të fluturojë, dy lejlekëve ua kanë bërë folenë një metër lart mbi një podium./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco