FOTO/ Këto janë shtetet më të mëdha të botës

FOTO/ Këto janë shtetet më të mëdha të botës

15:16, 21/05/2019
A+ Aa A-

Shtetet më të mëdha në botë: renditja e kombeve më të mëdha sipas sipërfaqes, me të dhëna për numrin e banorëve dhe dendësinë e popullsisë. Këtu janë shtetet më të mëdha në Amerikë, Evropë, Afrikë, Azi dhe Oqeani.

Kur bëhet fjalë për gjeografinë botërore ka gjithmonë diçka që na shpëton. Nëse bëhet fjalë për madhësinë e një shteti ose vendndodhjen e tij gjeografike kjo ka shumë pak rëndësi, një rishikim është gjithmonë i dobishëm.

Për shembull, a do ta dini se cili shtet ka më shumë banorë midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Apo sa e madhe është Rusia?

Vetëm për të hequr çdo dyshim të arsyeshëm, ja vlen një udhëtim i tillë ndër shtete për të ditur edhe më shumë rreth tyre dhe për t’i njohur edhe më shumë ata.

ImageImagePor cilat janë 5 shtetet më të mëdha në botë?

1. Rusia është shteti më i madh në botë dhe sipërfaqja e saj mbulon rreth 1/8 të sipërfaqes tokësore. E vendosur në mes të Evropës Lindore dhe Azisë Veriore, Rusia është aq e madhe sa që përfshin 11 zona të ndryshme kohore, ndërsa kryeqyteti i saj, Moska, është një nga qytetet më të mëdha të botës.

2. E vendosur në hemisferën jugore, Antarktida është një nga dy shtyllat e tokës, në krahasim me Arktikun. Ky shtet është 98% i mbuluar nga akulli, i cili ka një trashësi mesatare prej 1600 metrash dhe e bën atë kontinentin më të ftohtë dhe më jo mikpritës në Tokë.

3. Kanadaja ndodhet në veri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kufizohet me dy oqeane, me Arktikun dhe Alaskën.
E përbërë nga dhjetë krahina dhe tre territore të ndryshme, ajo ka kufirin më të madh në botë: është ai që ndan Kanadanë
nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një gjatësi prej 8,893 km.

4. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përtej çdo dyshimi një nga shtetet më të mëdha dhe më të populluara në botë. Vendet që përbëjnë U.S.A. ata zënë pjesën veriore të Amerikës, në një territor midis Kanadasë dhe Meksikës, ku duhen shtuar territore të tilla si Alaska, në veri të Kanadasë dhe ishujt Havai.

5. Republika Popullore e Kinës, më e njohur si Kina, është shteti më i populluar në botë.
E vendosur në Azinë lindore, ky shtet përbëhet nga 22 provinca, 5 rajone autonome, 4 komuna dhe 2 rajone të veçanta administrative, të gjitha të kontrolluara tërësisht ose pjesërisht nga qeveria me seli në Pekin.

Marrë nga: travel365.it- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco