FOTO/ Nënë e re dhe shtëpiake kërkon 3000 $ rrogë mujore nga bashkëshorti

FOTO/ Nënë e re dhe shtëpiake kërkon 3000 $ rrogë mujore nga bashkëshorti

14:57, 21/05/2019
A+ Aa A-

Një nënë e re i ka propozuar bashkëshortit të saj që t’i japë asaj një rrogën mujore përderisa tani ajo është një nënë dhe shtëpiake madje ka propozuar që ta përdorë atë për të plotësuar dëshirat e saj nga veshjet, te trajtimet e bukurisë.

Ajo do të dëshironte që bashkëshorti ta paguante të paktën 3000 dollarë në muaj vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe në fund të fundit po kujdesej për fëmijën e të dyve.

Mamaja anonime amerikane u kërkoi është shprehur se nuk ndihet aspak gabim për kërkesën që ka bërë dhe për dëshirën që ka shprehur madje e ka cilësuar të drejtë atë.

Komuniteti i faqes së internetit ku edhe ajo kishte bërë postimin ishte i ndarë rreth asaj nëse kërkesa e saj ishte e arsyeshme, dhe madje shumë prej tyre shpreheshin se ajo kishte nevojë për më shumë para se aq.

Ajo shkruan: "Burri im fiton jo pak para përkundrazi por ama ai është shumë i kursyer kur vjen puna tek shpenzimet të cilat lidhen me gjëra qejfi si janë edhe trajtimet për fytyrën, trupin apo edhe plotësimi i tekave tek veshjet.

Gruaja shprehet se ajo e njohu shumë mirë bashkëshortin e saj dhe se ishte shumë e bindur se çfarë tipi kishte ai që në momentin kur e takoi por atëherë nuk ishte aspak problem për të pasi në atë kohë ajo punonte dhe kishte rrogën e saj.

Ajo u tha anëtarëve të ‘Reddit’ (komuniteti online) se ajo dëshironte një 'rrogë në shtëpi' për të blerë rroba, kozmetikë, dhe për të bërë disa trajtime të veçanta për veten e saj’ në mënyrë që çdo veprim që do të ndërmerrte nuk do të ishte më e nevojshme të merrte leje paraprake te burri i saj si edhe po bën momentalisht duke qenë e detyruar t’i kërkojë atij që të nënshkruajë një çek çdo herë që ajo ka nevojë të bëjë një blerje.

Detyrimisht reagimet në rrjet kanë qenë nga më të shumtat dhe një pjesë e komentuesve janë shprehur pro kërkesës së saj ndërsa pjesa tjetër nuk e kanë mbështetur aspak atë madje dhe e kanë quajtur absurde kërkesën e saj.

    Marrë nga: mirror.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco