VIDEO/ Njërëz praktikë, realizojnë 'hilet' që përgjysmojnë kohën e gatimit

VIDEO/ Njërëz praktikë, realizojnë 'hilet' që përgjysmojnë kohën e gatimit

13:10, 21/05/2019
A+ Aa A-

Mënyra më e shpejtë për të përfunduar detyrimet e përditshme dhe të lodhshme në kuzhinë janë zbuluar nga disa individë të talentuar të cilët na mësojnë se si të jemi edhe më praktikë në jetën tonë.

Truket e realizuara dhe të mbledhura në një video të shkurtër tregojnë dhe na mësojnë se si të nxjerrim shpejt një tapë vere pa hapësen e tapave, dhe si të përdorni një thërrmuese misri e cila e bën atë kokërr në vetëm pak minuta pa qenë aspak e nevojshme të mundohemi dhe as të lodhemi.

Gjithashtu për të gjithë ata që janë adhurues të pijeve alkoolike tregohet një mënyrë e cila ndihmon në shtimin e limonit në këto pije në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë pa rrezikuar edhe hedhjen e farave në pije.

Gjithçka është shpjeguar më së miri përmes një videoje e cila tregon në pak minuta dhe me detaje se si mund të realizohen këto truke të përditshmërisë por që ndihmojnë jo pak në lehtësimin e jetës tonë. 

Marrë nga: dailymail.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco