Plas skandali: Instagram regjistron informacione personale nga VIP-at

Plas skandali: Instagram regjistron informacione personale nga VIP-at

12:21, 21/05/2019
A+ Aa A-

Instagram ka bërë të ditur se po përpiqet të gjejë se si detajet e kontaktit të pothuajse 50 milionë përdoruesve të tij janë ruajtur në internet në një bazë të dhënash.

(TechCrunch), i cili nxorri për publikun historinë, tha se përfshinte informacione personale si numri i telefonit dhe numrat e telefonave të përdoruesve të profilit të lartë të njohur si "influencues".

Baza e të dhënave është gjurmuar në një kompani me bazë në Mumbai të quajtur ‘Chtrbox’.

Instagram, i cili është në pronësi të Facebook, i tha BBC-së se po përpiqej të zbulonte se prej nga kishin ardhur të dhënat.

"Ne po shqyrtojmë çështjen për të kuptuar nëse të dhënat e përshkruara përfshirë numrat telefonit emailet ishin nga vinin nga përdorues të Instagram kryesisht dhe pak nga burime të tjera.

Përpos të dhënave personale nuk mungonin as informacione lidhur me vendndodhjen e përdoruesve.

Baza e të dhënave u ruajt në një server të ‘Amazon’ dhe nuk ishte i mbrojtur me një fjalëkalim. Një studiues indian i cili zbuloi se kishte alarmuar TechCrunch.

‘Chtrbox’, e cila është një kompani e marketingut, ende nuk i është përgjigjur një kërkese për informacion. Mbledhja ose grumbullimi i informacionit nga llogaritë e Instagram shkel politikat e faqes së medias sociale.

Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco