FOTO/ Ishte duke shëtitur në det gjen peshkun me 3 palë dhëmbë

FOTO/ Ishte duke shëtitur në det gjen peshkun me 3 palë dhëmbë

11:56, 21/05/2019
A+ Aa A-

"Ishim duke shëtitur përgjatë plazhit kur diçka na tërhoqi vëmendjen. Kur iu afruam, pashë një mori dhëmbësh dhe kjo ishte me të vërtetë tronditëse”.

Një nënë që ecte përgjatë plazhit me fëmijën e saj e gjeti veten para një peshku që e la atë me gojë të hapur.

Bëhet fjalë për një mostër të çuditshëm me një pamje gati njerëzore. Maleah Burrows, 31 vjeç, tha se kurrë nuk kishte parë ndonjë gjë të tillë.

Ngjarja ndodhi përgjatë brigjeve të ishullit të Shën Simon në Gjeorgji, në Shtetet e Bashkuara.

"Ne ishim duke ecur përgjatë plazhit kur diçka e nxjerrë nga deti tërhoqi vëmendjen tonë”, tha gruaja. "Ndërsa iu afruam, pashë të gjitha dhëmbët dhe u trondita sepse nuk kisha parë kurrë ndonjë gjë të tillë më parë”.

Peshku është një probatocephalus Archosargus, i quajtur ndryshe edhe ‘Kokëdele’, një peshk detar nga familja Sparidae.

Dhëmbët ishin jashtë mase interesante sepse ndryshe nga çdo lloj gjallese tjetër ky lloj peshku ka tre rreshta me dhëmbë në gojën e tij.

Ky peshk mund të rritet deri në 76 cm në gjatësi dhe shpesh arrin në madhësinë e një gjysmë metri. Zakonisht gjendet përgjatë brigjeve të Gjirit dhe Atlantikut të Shteteve të Bashkuara dhenë Nju Jork.  

Është një specie që fillon të zhvillojë dhëmbët kur është ende vetëm 4.5 mm i gjatë dhe arrin serinë e plotë kur arrin 15 mm në gjatësi.

    Marrë nga: meteoweb.eu- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco