FOTO-VIDEO/ Varrosur për së gjalli: kjo grua nuk pastron shtëpinë prej vitesh

FOTO-VIDEO/ Varrosur për së gjalli: kjo grua nuk pastron shtëpinë prej vitesh

09:45, 21/05/2019
A+ Aa A-

 

Pastruesit specialistë u tmerruan kur zbuluan një grua e cila jetonte në shtëpinë e saj në kushte papastërtie dhe ndotje ekstreme.

Sally-Ann, 47 vjeç, shndërroi banesën e saj në Dudley, Wes Midlands në një ambient tejet të rrezikshëm dhe toksik jo vetëm për veten e saj por e ktheu atë në një bombë të frikshme sëmundjesh. 

gruaja arriti deri aty sa edhe të mos urinonte më në tualet për shkak të gjendjes së tmerrshme të tij. 

Në kuzhinë ka një mori kërminjsh plehra të mbetura për vite me rradhë dhe ushqime ekstremisht të mykura. 

Ndërsa macet e saj flenë rreth saj dhe jashtëqitjet e tyre nëpër çdo pjesë të shtëpisë kanë bërë që ekspertët ta quajnë shtëpinë e saj 'Ferr' të mirëfilltë. 
Gjithçka shumë e neveritshme në shtëpinë e saj e cila është e paprekur prej plot 2 vitesh derisa ajo vendosi të thërrasë ekspertët e pastrimit. 

Para kësaj, Sally nuk kishte fjetur në dhomën e saj të gjumit për 13 vjet, me copat e rëna të murit që kishin rënë prej kohësh mbi krevatin e saj dhe askush nuk kishte tentuar ti zhvendoste. 

Fqinjët u ankuan dhe ekspertët e pastruan me themeli shtëpinë për plot 6 ditë pune intensive por problemi përsëri u rikthye. 

    Marrë nga:mirror.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco