FOTO-VIDEO/ 88 vjeçarja e cila u bë fqinja më e dashur për fëmijët dhe adoleshentët

FOTO-VIDEO/ 88 vjeçarja e cila u bë fqinja më e dashur për fëmijët dhe adoleshentët

11:34, 20/05/2019
A+ Aa A-

Një grua e moshuar për 12 vjet me radhë ulej çdo ditë në dritaren e shtëpisë së saj e cila shikonte nga rruga dhe përshëndeste fëmijët të cilët shkonin dhe ktheheshin nga shkolla.

Tinney Davidson dhe bashkëshorti i saj u zhvendosën në Skoci në vitin 2007 dhe kur bashkëshorti i saj ndërroi jetë ajo e vazhdoi traditën që deri në ato momente e kishin ndjekur së bashku: Të përshëndesnin fëmijët e të gjitha moshave që shkonin dhe ktheheshin nga shkolla.

Por duke qenë se e moshuara tani është 88 vjeç ka vendosur të shpërngulet pasi nuk është më në gjendje të jetojë e vetme dhe ka mbetur e mrekulluar nga mënyra se si të rinjtë vendosën ta përshëndesnin duke e mbushur plot me lule dhe pusulla nga më të ndryshmet përmes të cilave e përshëndesnin dhe i uronin mbarësi në jetën e saj./F.H/SYRI.NET.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco