FOTO/ Moderatorja kundër abortit e quan atë vrasje të mirëfilltë

FOTO/ Moderatorja kundër abortit e quan atë vrasje të mirëfilltë

11:05, 20/05/2019
A+ Aa A-

Moderatorja amerikane Liz Wheeler ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet një fëmijë në javët e para të jetës së tij.

Duket se moderatorja shprehet fuqishëm kundër abortit dhe njëkohësisht ajo insiston se ai nuk duhet të lejohet edhe kur një shtatzëni vjen si rezultat i incestit apo i përdhunimit.

Ajo ka publikuar fotografinë në 3D të një embrioni 6 javësh çfarë edhe sipas saj do të thotë vetëm 2 javë vonesë e periodave. Ajo thekson se një embrion në kaq kohë ka këmbët e formuara po ashtu edhe krahët madje edhe zemra e tij rreh thuajse normalisht si e një njeriu të zakonshëm.

Shumë persona e kanë mbështetur atë në këtë postim duke e konsideruar po ashtu abortin në këtë fazë një ‘vrasje’ të mirëfilltë.

Postimi i plotë i saj:

“Kjo është ajo çka ne shikojmë "dy javë vonesë e ciklit”. Për këto dy javë janë formuar krahët dhe këmbët, gishtat dhe foshnja ka rrahje zemre normale”, shkruan ajo në Twitter.

Image

ImageModeratorja:  Liz Wheeler 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco