FOTO/ Këto janë 5 vendet më të çuditshme në botë

FOTO/ Këto janë 5 vendet më të çuditshme në botë

10:39, 20/05/2019
A+ Aa A-

Këto janë destinacione, siç thuhet shpesh, të cilat duhen parë të paktën një herë në jetë. Ato gjenden në të katër anët e botës dhe kanë diçka të çuditshme ose të paktën kurioze, që i bën këto vende të paharrueshme. Ka ndërtesa unike, ngjyra të pazakonta dhe pamje të egra dhe të këndshme.

DALLOL - ETIOPIA - Është një krater vullkanik i vendosur në veri-lindje të Etiopisë, në depresionin e Danakilit: u formua në kohët e lashta pas shpërthimit të magmës në të cilën kishte një depozitë të madhe të kripës dhe është në transformim të vazhdueshëm.

Image

GAJZERI FLUTURUES - NEVADA - SHBA - Është ndoshta i vetmi gejzer në Tokë i lindur si pasojë e ndërhyrjes njerëzore. Pas ndërtimit të një pusi nëntokësor, presioni dhe nxehtësia e kores së tokës e shtyu ujin që rrjedh nën tokë; në këtë mënyrë uji doli në sipërfaqe tamam si nja gajzer natyral.

Image

GUASKA E THORIT - OREGON - USA - Kjo vend spektakolar natyror ndodhet brenda rezervatit pyjor Kombëtar të Pyjeve të Siuslaë. Ky pus kurioz është i lidhur me një sistem shpellash nënujore që arrin në kontinent. Kur valët e oqeanit janë të larta, pusi shtrihet në ujërat e detit deri në një lartësi prej 6 metrash.

Image

LENCOIS MARANHENSES, PARKU KOMBËTAR - BRAZIL - Në këtë zonë të mbrojtur natyra ka krijuar një skenar të ngjashëm me atë të shkretëtirës, por rëra është e bardhë. Midis dunave, të cilat ndryshojnë pozicionin në varësi të erës, shiu grumbullohet, duke krijuar liqene të vogla dhe pasqyra të ujit me madhësi të ndryshme, me një efekt të këndshëm dhe pothuajse magjik.

Image

PLAZHI I KUQ - PANJIN - KINA - Është i vendosur në qarkun Dawa dhe është i famshëm për peizazhin me ngjyrë të kuqe i cili krijohet nga një lloj i veçantë i algës që rritet dhe zhvillohet në tokën alkaline saline.

Alga mbulon një zonë të madhe të kënetës dhe mund të admirohet vetëm nga vende të veçanta, për të garantuar ruajtjen e saj. Peizazhi ndryshon sipas sezonit: në pranverë dhe verë është i gjelbër, por në vjeshtë dhe dimër është i ngjyrosur si rubin.

Image

Marrë nga: tgcom24- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco