FOTO-VIDEO/ Zbulohet edhe një pjesë tjetër e shpellës më të madhe në botë

FOTO-VIDEO/ Zbulohet edhe një pjesë tjetër e shpellës më të madhe në botë

10:02, 20/05/2019
A+ Aa A-

Falë zbulimeve të bëra gjatë një ekspedite të fundit në Vietnam, duket se shpella më e madhe në botë, ‘Son Doong’, është edhe më e madhe nga sa mendohej më parë.

"Do të ishte sikur dikush të gjente një pllakë në majë të malit Everest, duke e bërë atë 1,000 metra më të lartë nga sa është aktualisht", thotë Howard Limbert, këshilltar teknik i kompanisë së turneut "Oxalis" me bazë në Quang Binh dhe një nga ekspertët e shpellës që ndihmuan në organizimin e zhytjes.

‘Son Doong’ aktualisht mat një total prej 38.5 milionë metra kub. Kur lidhet zyrtarisht me ‘Thung Cave’, ajo do të shtojë edhe 1.6 milionë metra kub në volum.

Në brendësi të saj ndodhet një sipërfaqe uji e konsiderueshme dhe zhytësit të cilët ishin duke eksploruar në momentin kur arritën 78 metra vendosën një shenjë dhe mendojnë se thellësia maksimale e tij mund të arrijë deri në 1 km.

Kjo shpellë nga eksplorimet e bëra në vitin 2010 rezultoi të ishte aq e madhe sa mund të ndërtohej një bllok i qytetit të Nju Jorkut me qiellgërvishtëse deri në 40 kate të larta.

‘Njerëzit e adhurojnë atë, sepse kurrë më parë nuk kanë parë dhe as që mund ta imagjinonin diçka të tillë’, thotë Limbert.

Në brendësi të saj ndodhen, stalaktite të mrekullueshme dhe stalagmitet më të mëdha në botë (deri në 80 metra të larta). Ato janë aq spektakolare. Ndaj si edhe duket kjo nuk është vetëm shpella më e madhe në botë por në brendësi mban edhe një liqen super të thellë dhe stalagmite gjigante po ashtu.

Që të bësh një tur të plotë dhe të eksplorosh këtë shpellë do të duhet një përvojë katërditore e cila kalon 25 kilometra në shtigjet e xhunglës dhe nëntë kilometra brenda shpellës.

Në dispozicion nga janari deri në gusht, turet kushtojnë 2,990 $ dhe janë të kufizuara në vetëm 10 njerëz në të njëjtën kohë, me një maksimum prej 1,000 udhëtarësh çdo vit.

Secili grup shoqërohet me një ekip mbështetës prej 27 personash, duke përfshirë udhërrëfyesit, kuzhinierët, punonjësit e sigurisë, ekspertët e shpellave, mjekë etj. Në brendësi të saj ka një pasazh me fosile të bukura 400 milionë vjeçare.

Por jo vetëm, një mënyrë fantastike argëtimi është edhe lundrimi në ujërat që ndodhen në brendësi të saj.

    Marrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco